Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeI rrahu nënën, i biri rrah babain në Prishtinë e bën për...

I rrahu nënën, i biri rrah babain në Prishtinë e bën për QKUK

Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë.

Që të dy kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin.

Fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar bashkëshorten e vet, ndërsa djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të nënës duke e sulmuar babin, të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Pas përleshjes, babait I është ofruar tretman mjekësor në QKUK.

Kurse pas intervistimit të të dy palëve, me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

‘’Prishtinë, 08.06.2024-18:40.  Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, për shkak se fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar viktimën kosovare-bashkëshorten e vet, ndërsa i dyshuari-djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës-nënës së vet duke e sulmuar të dyshuarin-babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Të dyshuarit-babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.’’ Thuhet në raportin e policisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT