Në qershor të vitit 2023, u dha njoftimi se njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas dy vitesh në Francë.
Përkundër se shënoi 21 gola dhe dhuroi 20 asistime në sezonin e tij të fundit për klubin francez, tifozët ia kthyen shpinën argjentinasit, duke bërë që trajneri Christophe Galtier të jap njoftimin se klubi nuk do ta rinovojë kontratën e Messit.

Por tani është zbuluar se ai ka refuzuar një ofertë zyrtare për t’u transferuar në Superligën e Arabisë, e cila kapte vlerën e 1.4 miliardë eurove.
Anmar Al Hilali, presidenti i Al Hilalit, ka zbuluar detajet e marrëveshjes e cila në fund dështoi.
“Ne në fakt kontaktuam Messin kur mbaroi kontrata e tij me Parisin. Ne i prezantuam atij një ofertë prej 1.4 miliardë eurosh, por lojtari e refuzoi sepse familja e tij donte Amerikën”.
“Ishte një befasi se si lojtari mund të refuzonte një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij. Ishte e mundshme që ai ta bindë familjen e tij, por nuk hezitoi që ta refuzojë ofertën”.
Në rast se Messi do të pranonte ofertën e klubit arab, ai do të ribashkohej edhe një herë tjetër me Neymar Jr, me të cilin ka luajtur së bashku tek Barcelona dhe PSG-ja.
“Ne e respektojmë këtë, pasi familja është më e rëndësishme se sa paratë”, përfundoi presidenti i Al Hilalit.