Sunday, September 8, 2024
BallinaVitrina e libritFATOS ARAPI-TI DO TË MË DASHUROSH PATJETËR

FATOS ARAPI-TI DO TË MË DASHUROSH PATJETËR

Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër, –
Ti do të më dashurosh patjetër!

Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditëne ndezën.
Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?
Ti do t’më dashurosh patjetër.

Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërcev jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:

Ti do t’më dashurosh patjetër!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT