KUR MBRËMJA AFRONTE
Pas një dite të gjatë, kur mbrëmja afronte,
të gjithë si zogjtë mblidheshim.
Nëna një nga një na ledhatonte,
ne si buzëqeshje ngriheshim.
Mblidheshim për të ngrënë darkë,
zinin vëndet pa qejfmbetje.
Nëna gjithnjë hante më pak,
ja, këtë e kish të keqe.
Çfarë thoshte babai në jetë e vumë,
çfarë thoshte nëna me fjalën zambak.
Kishim, kishim dashuri më shumë,
dhe çdo gjë tjetër më pak.