Saturday, October 26, 2024
BallinaSportPublikohet lista e sportistëve për “Paris 2024”, prijnë ata nga xhudo

Publikohet lista e sportistëve për “Paris 2024”, prijnë ata nga xhudo

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka publikuar listën prej nëntë sportistëve për Lojërat Olimpike “Paris 2024” të cilat do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Francë.

Nga nëntë sportistë, gjashtë janë kualifikuar direkt, ku pesë janë nga xhudo dhe një nga boksi, kurse tre sportistë do të marrin pjesë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika.

Listës i prijnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka, ndërsa boksin do ta përfaqësojë Donjeta Sadiku, derisa atletikën Gresa Bakraqi.

Bëhet e ditur se Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë emrat e fundit që i janë shtuar sot listës, kurse prezantimi i ekipit do të bëhet më 15 korrik 2024.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT