Saturday, October 26, 2024
BallinaSportNë qendër të merkatos, Ylber Ramadani hedh firmën mbi kontratën e re

Në qendër të merkatos, Ylber Ramadani hedh firmën mbi kontratën e re

Paraqitjet e mira me Kombëtaren shqiptare, kanë bërë që Ylber Ramadani të jetë në qendër të merkatos këtë verë. Mesfushori kuqezi është në ‘shënjestrën’ e disa ekipeve në Serie A, por jo vetëm.

Performancat e tij fantastike me Shqipërinë nuk kanë tërhequr vetëm vëmendjen e klubeve, por edhe të agjentëve. Pikërisht këta të fundit, mesfushori i Leçes do t’i ndryshojë.

Edhe pak ditë na ndajnë nga përfundimi i kontratës së Ramadanit me agjentët aktual, teksa do të nënshkruajë kontratën e re me agjentin e njohur shqiptar, Fali Ramadanin. Ky i fundit është një nga drejtuesit e LIANSports Group dhe njihet ndërkombëtarisht.

Për Fali Ramadanin ky do të ishte lojtari i dytë i Leçes që do të merrte si klient, pasi ka të tijin edhe Medon Berishën, mesfushorin tjetër të Kombëtares kuqezi.

Agjenti shqiptar ka edhe lojtarë të tjerë të njohur si klientë të tij, duke përmendur këtu Federico Chiesa, Nikola Milenkovic, Kalidou Kolibaly, ish-portieri i Chelseat Edouard Mendy, Nedim Bajramin apo edhe sulmuesin e Milanit, Luka Jovic.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT