Thursday, September 19, 2024
BallinaLajmeRast brutal në Shqipëri: Burri vret gruan me sëpatë, djali e shtyn...

Rast brutal në Shqipëri: Burri vret gruan me sëpatë, djali e shtyn nga shkallët – vdes edhe ai

Një tragjedi e  dyfishtë ka ndodhur në Konispol. Një 69-vjeçar me inicialere H.I., ka masakruar me sëpatë bashkëshorten e tij 66-vjeçare me iniciale Sh.I pas një konflikti të çastit. Pas kësaj, 69-vjeçari është grindur me të birin 40-vjeçar.

Gjatë konfliktit, djali e ka shtyrë babain nga shkallët e banesës. Babai ka humbur jetën në vend për shkak të plagëve të marra.

Djali me iniciale K.I., rreth 40 vjeç, është shoqëruar nga forcat e policisë.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë dhe po punohet  për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT