Friday, September 13, 2024
BallinaSportDrejtori sportiv i Sparta Pragës, Tomas Rosicky: Albion Rrahmani ka potencial të...

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, Tomas Rosicky: Albion Rrahmani ka potencial të madh

Drejtori sportiv i Sparta Pragës, ish-futbollisti i njohur, Tomas Rosicky, ka folur për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmanin, i cili është nënshkrimi më i ri i klubit të njohur çek.  

Legjenda e Çekisë, Rosicky, ka thënë se Rrahmani ka potencial të madh. 

Albioni ka potencial të madh të zhvillohet edhe më shumë. Ai mund të jetë shumë produktiv, siç e dëshmojnë statistikat e tij në dy sezonet e fundit”.  

“Ne besojmë se ai do të vazhdojë të përmirësohet dhe do t’i përshtatet stilit të lojës tonë”, ka thënë ish-mesfushori i Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Sparta Pragës.  

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës.

Rrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro, ndërsa te klubi çek gjen emra si Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit, që janë pjesë e këtij klubi. /Telegrafi/  

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT