Friday, September 13, 2024
BallinaVitrina e libritMirlinda Latifi -Loti

Mirlinda Latifi -Loti

Në hije të errët të natës që më rrethon,
Zemra ime shpirtin e humbur po kërkon.
Vdes të bëhem lot në këtë qiell të zbehtë,
Kujtime të shuara, shpresa që shtyjnë përpara s’janë më në këtë botë.


Loti im bie si shi në tokë,
Mbledhë të kaluarën, të sotmen që s’mund të shoh.
Në heshtje të thellë, zemra ime kërkon dritë,
Por errësira më rrethon brenda, s’mund të gjej shpëtim.


Vdes të bëhem lot, në heshtjen të pafund,
Kujtimet më ngjallin, shpresat.
Në këtë qiell të zbehtë, zemra ime kërkon dritë,
Por loti më mbyt brenda, s’mund të shpëtoj prej tij.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT