Friday, September 13, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-LOJË ME VETEN

Valbona Kolaveri-LOJË ME VETEN

Mbytèm keqas,
Në kaq shumë mendime
Njêherazi ndonjëherë,
Panvarësisht , se e di
Që kjo më sëmbon


Është më e fortë se unë,
Dhe në këto çaste,
Orët bredhin,
Dhe shumëzohet me zero
Çdo imagjinatë,
Që mund të kem pasur
Për veten


S’ka kohë,
Të lëvizësh as më të voglin gisht,
Limiti shkon drejt asgjësë


Ato vijnë aq shpejt
Bashkë me rrethanat,
Aq shpejt,
Sa ,të tërheqin
Me shpejtësinë ,
Dhe zhurmat e një treni


Dhe vendimet,
Jañë stacionuar diku,
Dhe vetëm presin udhëtimin
Pa një ekuilibër shpirti


Duke ditur,
Që po luan rëndë
Me veten,
E kohë kthimi më pas
nuķ do të ketë më.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT