Friday, September 13, 2024
BallinaVitrina e libritPoezi nga Nikolle Loka 

Poezi nga Nikolle Loka 

Më thuej!
Kanë çel mimozat, a thue asht vegim ere,
pranvera kthehet me ftyrë,
e tash s’po di,
a ndodh si herët e tjera,
me të dasht e me t’urrye!
Nëse të due, petlat ti sjell era,
si një parfum,
aromë të sjell e verdha,
me të urrye s’po mund.
Kanë çel mimozat, a thue asht vegim ere,
më thuej:
a thue asht vegim andrre,
më thuej!

Ka ndodhë të jem përmend
Mbramja s’ka gjumë,
n’kët muzg të gjatë.
Jam hallakatë
rrugëve ndërmend,
e s’e kam ditë asht ditë,
asht natë,
veç kur kam pa n’qiell yllin tand,
ka ndodhë të jem përmend.
S’kishe qenë larg,
s’kishe qenë pranë,
s’kishe zanë vend…
Nisem pa kohë,
kthehem pa kohë,
endem pa mend,
gjendem pa mend,
veç kur kam pa n’qiell yllin tand,
ka ndodhë të jem përmend.

Fron i zotave
Iliria është rrudhur aq shumë,
sa mezi duket në hartë.
Një rrip toke shtërnguar buzë detit,
zvogëluar sa një Itakë.
Ilirianë ka pak,
sot ka dhe hunë më tepër.
në shekujt që lamë pas,
kur dy barbari u bënë bashkë.
Iliria është shpirt,
shkëmb i bardhë buzë detit,
këngë që këndohet me lahutë,
por dhe lahutë më s’ka!
Legjendë që thuret majë krahu.
Kujdes krahët,
që ngjajnë si një përqafim,…
deri në përmbysjen e kësaj bote.
Tokë e ëndrrave të përgjakura.
Iliria është kohë që vetëm lind,
hije mbi Olimp,
fron i zotave.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT