Friday, September 13, 2024
BallinaShowbizHoroskopi për datën 21 gusht

Horoskopi për datën 21 gusht

Dashi: Momenti i duhur për të përjetuar një romancë të re. Dëgjo zemrën dhe bëj realitet ëndrrën që mban në sirtar edhe pse kjo dëshirë është paksa e rrezikshme. Nëse nuk i përmbush qëllimet në këtë përpjekje tani, do e arrish më vonë prandaj nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Një takim i papritur me një person për të cilin nuk ke dhe aq konsideratë do të nervozojë pa masë. Ndërsa në mbrëmje do takosh dikë me të cilin/ën do të biesh menjëherë në dashuri.

Demi: Ndihesh mirë me sigurinë e familjes tënde, ata mbajnë shpresat tek ty rreth një blerje shtëpie apo shitjen e një prone.  Gjeja e rëndësishme për të cilën ke nevojë të dish është të krijosh një bazë për veten e më pas për të tjerët. Je person i qetë dhe të pëlqen të rrish në shtëpi me familjen. Ka ardhur momenti të thyesh pak rregullat e të harrosh zakonet.  Është momenti për të ndërtuar apo krijuar një marrëdhënie të fortë në çift. Do rrethohesh nga një atmosferë dashurie të pakushtëzuar.

Binjakët: Je i etur për të eksploruar gjëra të reja. Gjithashtu edhe punët e dashurisë janë në fokus të ditës sot. Do frymëzohesh për të punuar në një projekt të rëndësishëm. Zhvillimi i fuqive intelektuale do të përmirësojë performancën para eprorëve. Ajo që dikur dukej si një situatë e dëshpëruar do të zgjidhet lehtë. Kjo për shkak se do fitoni besim në aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve. Kujdes, mos e shit veten lehtë…

Gaforrja: Dita juaj me fat. Të ardhurat do pësojnë një përmirësim dramatik sa as vetë nuk e do e besosh. Do gëzohesh dhe do motivohesh për të punuar më fort në një projekt ku do njihesh me personazhe e klientë mjaft të shquar. Nëse deri më sot ke ëndërruar të kesh biznesin tënd është koha për ta provuar sepse rreziku do t’ja vlejë. Ke punuar shumë për tu bërë njeri i talentuar në fushën që ke zgjedhur. Për këtë sukses aq të madh duhet të festosh.

Luani: Do zbulosh talentin e fshehur prej kohësh brenda vetes. Ky talent do të sjellë shumë përfitime dhe udhëtime që nuk i ke imagjinuar më parë. Pritet një lëvizje jashtë vendit ku jeton ,ndaj kujdes me pasaportën dhe dokumente të tjera. Ki besim tek një person pranë teje sepse është i duhuri dhe më i përgjegjshmi.

Virgjëresha: Pritet një ndryshim i rëndësishëm në jetën tende dhe për një person të përgjegjshëm si ty ndryshimi do jetë me përfitime të mëdha. Do i kushtosh shumë energji qëllimeve krijuese dhe do detyrohesh të heqësh dorë nga një  punë që ke kohë që e ke nisur. Megjithatë, jepi vetes pak kohë për të reflektuar e menduar se cila është më e mira për ty.

Peshorja: Miqtë do të kenë interes më shumë se kurrë tek ty. Nëse je duke kërkuar për punë përhape fjalë sepse dikush mund të të ndihmojë.  Është ditë me fat sot, kështu do takosh njerëzit e duhur pikërisht në momentin e duhur. Edhe partneri do jetë më romantik se kurrë më parë. Pritet një surprizë mjaft e këndshme që do të lumturojë.

Akrepi: Do të jepet një pozicion i fuqishëm dhe me përgjegjësi të mëdha. Kjo fuqi e jotja do të trembë shumë njerëz në punë ndërsa për ty do jetë thjesht suksesi i radhës. Një nga aftësitë tuaja të shumta është aftësia për të njohur talentin e fshehur. Nën menaxhimin tënd, punëtorët të cilët më herët janë anashkaluar do të fillojnë të punojnë ashtu siç duhet. Ju do të jeni në gjendje të shtrini kërkime të kufizuara në lartësi mbresëlënëse. Kundërshtarët e tu do çmenden nga zilia.

Shigjetari: Një romancë e re është rrugës dhe pikërisht sot do përjetosh shkëndijën e parë. Merre në konsideratë këtë gjë dhe mos e anashkalo siç bën shpesh herë. Qëndrimi i mprehtë dhe kujdesi janë kombinime që të nxjerrin fitues. Nëse je tashmë në një marrëdhënie merr në konsideratë të shkosh diku e të udhëtosh me partnerin/en.

Bricjapi: Marrëdhëniet intime do të ndihmojnë të shërosh disa plagë emocionale të shkaktuara gjatë fëmijërisë, edhe pse je munduar të qëndrosh i fortë dhe i aftë.  Në punë do përjetosh një sukses dhe vlerësim të madh nga eprorët. Por tani është koha të ndërmarrësh disa rreziqe. Duhet të eksplorosh në arte apo të fillosh ndonjë sport të cilën e nuk e ke provuar më parë. Për një histori që e mban të fshehur prej kohësh, është mirë t’ja rrëfesh partnerit\es.

Ujori: Konsidero veten me fat që ke pranë një partner të fortë, të aftë dhe besnik. Bashkimi i të dyve sjell vetëm avantazhe. Kujdes me sjelljen në publik sot. Do nervozohesh dhe mund të marrësh vëmendjen e njerëzve rrotull.  Në fund të ditës pritet një mbledhje me miqtë por kujdes, në rreth ndodhet dikush që nuk i përtyp dot mirësitë që të rrethojnë.

Peshqit: Disa probleme shëndetësore do tju shqetësojnë edhe pse nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Je person që ndjen mëshirë dhe do jesh në gjendje të ndihmosh ata që kanë nevojë. Por së pari duhet të përpiqesh të ndihmosh veten tënde. Duhet të kërkosh mënyra për të lehtësuar disa vuajtje nga e kaluara që do tju vijnë nëpër mend pikërisht sot. Priten disa përfitime financiare që do të ndihmojnë të rregullosh makinën apo të blesh një telefon të ri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT