Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritSylejman Qyqalla -IKËT PËR DRITËN TONË

Sylejman Qyqalla -IKËT PËR DRITËN TONË

IKËT PËR DRITËN TONË
(Masakrës së familjeve Muçolli-Elshani në Poklek të Drenicës)
Sa shumë vite e sa shumë ditë,
Na ikët nga një dorë mizore,
Armiku keq,o vëllezër,ju zuri pritë,
U dogjën Abetaret me gjithë fletore!


O,sa shumë vite e ditë kaluan,
Na zuri një skëterë,në gjëma!
Psherëtima s’na lë të flemë,
Për ata fëmijë,për ato nëna!


Na e morën poet Ymerin,
Por penë e tij -rrufe në qiell.
Ju ikët,për t’na e sjellë diellin,
Shqipërisë sonë-një ylber!


Ne nuk qajmë për kreninë tuaj,
As vajtojmë me kujë e gjëmë!
Dhe i Drenicës-s’duron gjak të huaj,
Jeni bija e bij të Shqipërisë Nënë!


Ju ikët për dritën,për qiellin pa re,
Në Kosovë,na u bëtë meteorë!
Me gjakut tuaj-bëmë Shqipërinë e Re
Për këngën tonë-ju na dhatë kurorë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT