SHKËMB VULLKANI I DARDANISË
( Dëshmorit Ahmet Hoxha nga Pleshina e Ferizajt)
Shkëmb vullkani Ahmet Hoxha
Në gjoks i shëndriste trimëria
Korife kur e thirri Atdheu,ora
Si vetëtima shkreptiu lavdia.
Me ëndrrat e mëdhaja sa mali
Për agujt e munguar të lirisë
Shkoi atje ku e thirri Adem Jashari
Atje ku mësohej arti i trimërisē.
Nga mësuesi i shtëpive- shkolla
U bë Shqiponjë e fortunave shkëmbenjve
Që të mos ulurinte më Ulkonja
Digat të mos iu shembeshin lumenjve.
Piketat e ushtrisë i hartoi si Arkitekt
Me Rexhepin, Enverin, Besimin, Ylberin
Dhe na la më të shenjtin amanet
Ështe nder kur bie për Atdheun.
Në Dubravë, në ballinën e oborrit të burgut
Ra në mesin e 120 zogjëve te vrarë
Në Aushficin e sfingës së Danubit
Aty, Ahmeti u ngrit në qiell lapidar.