Tuesday, December 3, 2024
BallinaSportArsenali rrezikon të mbetet pa gjashtë lojtarë të rëndësishëm për duelin ndaj...

Arsenali rrezikon të mbetet pa gjashtë lojtarë të rëndësishëm për duelin ndaj Man Utd

Arsenali rrezikon të mbetet pa shërbimet e gjashtë lojtarëve për duelin e tyre të ardhshëm në Ligën Premier ndaj Manchester United. 

Në atë që do të jetë me siguri testi më i madh që prej se erdhi në Ligën Premier, Ruben Amorim do të udhëtojë në ‘Emirates’ për një ndeshje emocionuese me Arsenalin. 

Me Manchester Cityn që po ka vështirësi ta gjejë formën, Arsenali do të shpresojë se ata do të mund të vazhdojnë të vendosin presion tek Liverpooli i Arne Slot me një fitore eventuale ndaj ‘Djajve të Kuq’. 

Sidoqoftë, ‘Topçinjtë’ mund të mbeten pa disa prej lojtarëve të tyre kryesor pasi gjashtë prej tyre janë në dyshim për këtë ndeshje. 

Njëri prej gjashtë lojtarëve që mund ta humbasin këtë sfidë është braziliani Gabriel Magalhaes, i cili u desh të zëvendësohej në dy ndeshjet e fundit të Arsenalit.

Në rast se 26-vjeçari nuk ia del të paraqitet të mërkurën, atëherë do të shtojë krizën e lëndimeve në fazën e mbrojtjes, me Takehiro Tomiyasu dhe Ben White që tashmë është konfirmuar mungesa e tyre. 

Një tjetër lojtar që ka gjasa të mungojë është edhe blerja e verës Riccardo Calafiori i cili u zëvendësua nga Oleksandr Zinchenko në minutën e 56-të vikendin e kaluar. 

Arsenali po ashtu ka dyshime edhe në mesfushë, pasi dyshja Mikel Merino dhe Thomas Partey munguan në fitoren me rezultat 5-2 ndaj Ëest Hamit.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT