Që nga mëngjesi deri në darkë,
Nuk të ndahem me fjalë të bukura,
E nuk lodhem duke të thënë:
Të kam xhan!
Të dua!
E dashur!
Veç kur të them:
Të kam asht!
Të puth ashtin e zemrës e të shpirtit!
Kur të them:
Të puth shpirtin e zemrën e bardhë!
E ta dua çdo qelizë!
Më shiko në sy,
Pashë Perëndinë!
Kur të them:
Të kam frymë!
Prapë më shiko në sy!
E dashur!
Sa herë që të thërras
Me fjalët që askush
Nuk mund t’i bëjë
As pikturë,
As fotografi,
Më shiko në sy,
Të mbytesh në detin tim,
Të mbytem në oqeanin tënd,
Në vorbull të ashtit tonë.
E dashur!
Të betohem në diellin tim pagan
E në penën time,
Në asht ka hyrë fryma jonë.