Pas murit të natës,
fëmijërisë time të brishtë
i tregonin përralla të frikshme.
Çfarë zërash ishin ?
Rinisë time
i gdhendën statuja mjegulle
dhe qiej të trishtuar.
Ku shkoi rinia ime ?
Çfarë patën me rininë time?
Errësira dhe bijtë e saj
ende shfaqen në udhën time