Po të mos ishe ti mëmëdhe,
Ndoshta s’do të shkruaja kurrë
Prozë poezi e as ese,
Për me të bukurinë timin Flamur
Sikur shqipja t’mos ekzistonte,
Ngjyra e kuqe që doli nga gjaku,
Po të mos ishte fjala e besa
As nga dhembje që më shtyn shkaku
Po t’mos ishe ti Mëmëdhe,
që me vite kurrë s’të pashë
s’do të shkruaja gjithë ndodhitë,
Që kaherë i kemi larë me lot
Po t’mos ishe ti i imi Mëmëdhe,
Ku rinia m’iku me vuajtje plot
Ashtu diç m’gërryen nga brenda
sa m’dhimbsesh qysh po t’shoh sot.