Që ta dish Hajriz Fazliu,
Me këtë emër Antigona,
Dhimbja shpirtin na perpiu,
Na i çon peshë këto zemrat tona!
T’vranë Çetniket e pa bese,
Nga Serbët, jeta, n’mes tu pre,
Na u shua e madhja shprese,
Ata, s’njohin komb as fe!
Ref.
Mos e qaj nënë Antigonen,
T’gjithë shqiptarët e kan qarë,
Ajo është në zëmrat tona,
Vajzë trimëreshë dhe e paparē!
Me rininë i thurte ëndrrat,
Kënaqësinë jetes si t’ja ndij’
Mbi kodrinë sot i rrin’ nami,
Rreze dielli shëndrit lirinë.
Nuk e lane qe te rritet,
Derdhi gjakun per liri,
Per Kosove ajo te vritet,
Pa u rritur, qe femije!
Ref.
Mos e qaj nënë Antigonen,
T’gjithë shqiptarët e kan qarë,
Ajo është në zëmrat tona,
Vajzë trimëreshë dhe e paparē!
Ishte e njomë dhe e pa rritur,
Jeten ja ndërprenë në mes,
Ngjeshi armët krejt pa pritur,
Atdheut i fali gjak e besë!
Bashkë me shoqet do të ishte,
Duke e parë nëna tuj mësu’,
Por tashti që nuk jeton,
Ajo rrin vec tuj lotu.
Ref.
Mos e qaj nënë Antigonen,
T’gjithë shqiptarët e kan qarë,
Ajo është në zëmrat tona,
Vajzë trimëreshë dhe e paparē!