Saturday, February 15, 2025
BallinaSportAmir Rrahmani pas fitores ndaj Fiorentinas: Herët për titull, Conte po bën...

Amir Rrahmani pas fitores ndaj Fiorentinas: Herët për titull, Conte po bën punë të mirë

Napoli fitoi dje me rezultatin 0-3 përballë Fiorentinës. Tri pikë që e ngjisin skuadrën e Kontes në krye të Seria A.

Pas ndeshjes foli për “Dazn”, Amir Rrahmani. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës i dha meritat kryesore Kontes, ndërsa u tregua i kujdesshëm ndërsa foli për titullin kampion.

“Kemi luajtur një ndeshje të madhe nga fillimi. Krijuam, por pasimi final mungonte dhe më pas golat erdhën. Meritat i shkojnë trajnerit tonë.

“Ne lëvizim më shumë në alternative të ndryshme dhe kushdo nga ne mund të jetë i rrezikshëm përpara.

“Është shumë herët për të folur për titullin, jemi akoma në gjysmën e kampionatit. Duhet të shikojmë në ndeshjen e radhës, ka shumë të vështira përpara nesh”, u shpreh Rrahmani.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT