1-Me diellin e marrë peng
Baballarët tanë pritnin vizita për Vit të Ri,
Me kafe gruri dhe me madhështinë e virtytit.
2-“Fqinji “shkon rregullisht në kulte fetare,
Lutjet i hedh mbi kryq
Dhe të nesërmën mban të njëjtin qendrim ,
Qëndrimin e qoftë largut.
3- Viti i Ri dhe pse antonim i së djeshmës
Me drita e yje zbukuruar
Nëpër rrugica e vitrina bredh babagjyshi i verbër,
Vogëlushi me dorën shtrirë lutet për të që t’i vijë shikimi.
4-Qyteti i lashtë , simbol i besës
Pas festave mbretëron në vetmi,
Me detin në gji e diellin në duar,
Nëpër borë e stuhi dimrit të gjatë
Hëna sjell të zarfuar shpirtin e kuq nga larg.