Tuesday, January 21, 2025
BallinaVitrina e libritMerita Pllana Behrami-"ÈNDRRA E KTHIMIT"

Merita Pllana Behrami-“ÈNDRRA E KTHIMIT”

Èndrrimtare, e mallëngjyer, heci rrugëve e metropoleve te huaja
E me thellësinë e shpirtit ëndrrën përqafuar
Që të kthehem atje, tek ai rrapi i lashtë
Atje, në ate tokë, që kujtimet më të bukura të jetës s’ime i ruan

Eh, as koha nuk ma zbehu dëshirën për kthimin
E, as largësia ndjenjën nuk arriti të ma zbeh,e vyshke
Filiza të rinjë mbinë në degën time
E me lumin e dashurisë për trungun tim, u përpoqa, e përpiqem që t’i ujisë

Kaluan dimëra e pranvera
E thinjat kokën ma mbuluan
Balli mu mbush me rrudha,
Ndërsa, unë mbeta, me shpresën e kthimit përqafuar

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT