Kur shpirti t’më flejë diku larg
i mbuluar me një mantel qetësie,
të tjerë do të shkruajnë vargje
po me kaq nostalgji e dhimbje.
Në morinë e njerëzve, me siguri
dikush do të kujtohet për mua:
”Ishte dhe ajo, shkruante vargje
me zemër jo të qetë e të trazuar”.
Kur shpirti t’më flejë larg, diku
nën hijen e një lisi të lashtë,
ai do të zgjohet sapo të dëgjojë
tingullin e poezisë, unik, të rrallë.