Monday, March 31, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Hoti-Unë dhe Jeta

Valbona Hoti-Unë dhe Jeta

Unë jam hapi në baltën e ftohtë,
jam zëri që ngritet kur heshtja më thërret,
jam loti që bie, por nuk shuhet dot,
jam rruga që veten me gjak e shkel.

Jam nata që endet me mall ndër duar,
por agimi më lind në çdo plagë,
se unë kam diellin nën lëkurë,
dhe shiun që më larë më bën të fortë.

Jeta më ka rënë si stuhi mbi sup,
më ka thyer si degë në erë të ashpër,
por rrënjët më thellë i kam ngulur,
se brenda meje digjet një flakë e pashuar.

Unë jam era që kthen anijen,
jam dallga që godet por s’bie,
jam fjala që s’dridhet në furtunë,
forca që lind kur të tjerët dorëzohen.

Unë jam drita e ditës që vjen,
jam lulja që çel mbi shkëmb,
jam hapi që sfidon terrin e thellë,
dhe buzëqeshja që thyhet, por prapë lind.

Se jeta më ka mësuar të dua,
edhe kur plagët më djegin fort,
jam vullneti që s’pranon të tretet,
jam unë, që kurrë nuk ndalem dot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT