Shumë gjëra kemi që s’na duhen
Se kështu e kemi këtë mentalitet
Për dreq, sa lehtë të mirat gjuhen
Shpesh këto na çojnë në fatalitet
.
Janë vese t’shëmtuara, të thuash
Një ndër të këqijat, kemi egoizmin
Për egon flasim e flasim, sa t’duash
Por s’e mundim dot egocentrizmin.
Kemi dhe të tjera vese që s’na vyen
I ruajmë mirë ato, shembull xhelozia
Shkon aq larg sa zemrat na i gërryen
Edhe e përcjellim si të tillë ke fëmija.
Kemi të meta nga më të ndryshme
Që njëri tjetrit s’i durojmë suksesin
Me gjëra të fëlliqura e të pahijshme
As që mërziten, po dhe nëse vdesin.
Për Makiavellin, edhe për te flasim
Për teori t’shëmtuar, makiavelizëm
Por aty ku duhet, aty nuk ia plasim
Dhe kësaj teorie i bëjmë servilizëm.
Edhe, tryezën e shtrojmë të kufizuar
Kaq njerëz mund të ulen, aq ka vend
Në këtë tryezë janë njerëz të caktuar
Dhe, ata të flasin, ata t’shesin mend.
S’i t’i flakim këto, si të gjejmë metoda
Pse këto gjëra çdo ditë po na ndodhin
Sa kohë t’gjatë jetuan e s’u doli moda
Me shekuj na lodhën, akoma na lodhin.
Të shohim çfarë kemi, a kemi të mirë
Sigurisht kemi, ne goxha lavdërohemi
Marrëzirat i bëjmë edhe i bëjmë shlirë
Atë t’mirë kemi që fare s’turpërohemi.