Tuesday, June 3, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-LIRIKAT,

Petro L. Sota-LIRIKAT,

Lirikat, janë si vashat, në mes nesh,
Por edhe si lule, ato mund t’i gjesh,

T’i ndjekësh për t’i kapur, të gënjejnë,
Si fluturat krahëbukura, të rrëmbejnë.

Është shumë vështirë, nuk i kap dot,
I gjen dhe si nimfa, në det bëjnë not,

Edhe si Zana mali, në bjeshkë i gjen,
Ku rrjedhin krojet, e flladi të rrëmben.

Në gushën e bardhë, kur syri rrëshket
Në buzën e ëmbël, që puthjen e pret,

Janë si xixëllonja, ndrijnë në errësirë,
Duan vargun me rimë e vargun e lirë,

Por, lirikat i gjen në çdo muaj e stinë,
I gjenë nëpër fruta, i japin ëmbëlsinë.

Lirikat qëndrojnë, si fluturat në pemë,
Por edhe kur gjethet në vjeshtë bien.

Vrapoj mbas tyre, si të jem djaloshar,
Që të kap ndonjë motiv, lirikat t’ja marr,

Por s’mundesh t’i kapësh ato më thonë,
Se lirikat janë muzë, që me sy si shikon,

Janë si ëmbëlsirat, në gojë të shkrijnë,
Kur i thërret zëri i shpirtit, patjetër vijnë.

Është si të kërkosh, perlat thellë në det,
Por që t’i kapësh ato, duhet të jesh poet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT