Telegrafi mëson nga burime të afërta me lojtarin se Xhaka pas përfundimit të sezonit në Bundesliga ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, më saktësisht drejt Arabisë Saudite ku edhe mund ta vazhdojë karrierën nga vera.
Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit, janë tre klube arabe që kanë shfaqur interesim për transferimin e Xhakës dhe problemi më i vogël është paraja.
Klubet arabe që për momentin mbeten sekrete për shkak të negociatave ndodhen në pjesën e epërme të tabelës dhe i kanë bërë me dije Xhakës se mund t’i ofrojnë pagë vjetore prej dhjetë milionë euro, pesë fish më të lartë se sa fiton ai aktualisht te Bayer Leverkusen.