Monday, June 2, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-KAH PO SHKOJMË

Murtez Asllani-KAH PO SHKOJMË

Këto ditë, o njerëz
gjithçka ka ndryshuar,
tollovi në kuvend
çmimet kanë fluturuar!

Nuk po dihet
se kah do të shkojmë
për ditë e më shumë
varfërinë po e shtojmë.

Deri kur kështu
askush nuk e di,
a po shkojmë në Evropë,
a po rrimë në shtëpi?!

Vetëm me çmime
përpara po shkojmë,
vjedhje e vrasje
çdo ditë po dëgjojmë.

O, populli im,
kur do të vetëdijësohesh
dhe nga pambeturia
përgjithmonë t’largohesh?!

Njerëzit pa punë
veq shetisin kot,
disa kanë ikur
kudo nëpër botë.

Pleqtë e mjerë
të sëmurë dhe lëngojnë,
paratë për barnat
s’mund t’i sigurojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT