Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Rexhep Halimi

Çaste poetike me poetin Rexhep Halimi

DY PIKA LOT

Thell nga zemra valë valë

Loti lotin nuk e ndal

Kur zemra dënesë

Shpierti ka për të qarë

Zemër e shpiert të dyja vrarë

Kujtim e fjalë s’ka të ndalë

Mallë e mallë asnjë fjalë

Njeriu është prej gjaku të valë

Goja më mirret gjuha më është tharë

Rrjedh loti nga zemra e trupin dridh

Unë flas me ty e ti më vështro

Fare nuk më ndie as s’ më dëgjo

Pika loti faqen e përshkon

Piko lot i nxehtë piko

Rrëshqit faqeve mallëshëm kujto

Lot i valë rrjedh e s’ndalë !…

NË BALL TË OXHAKUT

Digju digju flakë e prush

Ti më ngrohë si askush

Flakë e tym e prush e hi

E tërë natën jam me ty

Digju digju edhe pak

Jam pranë teje pa merak

Jashtë bënë ngricë e stuhi

Ti më ngrohë më fut në gji

Flakë e prush edhe hi

S’më lë vetëm nostalgji

Ngrohem kotem unë pa ty

Druri digjet mbetet hi

Unë i vetëm kujtoj ty

Gacë në dru flakë e hi

Pranë oxhakut i vetëm rri

E nisë këngën me nostalgji

Se lahuta më shoqëron

Këngën time ma kujton

Edhe drita zbardhë agon

Unë qaj e lahuta vajton

SHQIPONJËS SË LIRISË (Zahirit Pajazitit në përvjetorin e rënjes)

Krahëhapur fluturove

Anë e kënd vëndin kërkove

Shqiponjë lirie flamur i shqiptarisë

Kurrë s’ju frikësove barbarisë

Pushka jote kërkim lirie

Në luftë në front me plot barot

Se kjo tokë nuk është pa zot

O i madhi patriot gjaku yt nuk të shkoi kot

Ndaj këngën tënde këndoj sot

Nuk vajtoj as nuk lëshoj lot

Për trimëri e liri me gjak shkrove histori

Për guxim e trimëri të betohet kjo shqiptari ĺ

Qiellit të vrërët kur lëshonte shi

Ditë e natë në terr të zi s’u frikësove djal i ri

Një sy gjumë nuk bëre ti

Njëmijëherë linde e vdiqe për liri

Kush i pari bëri benë

Për lirinë e për atëdhenë

Nuk la vend as nuk la skutë

Në bark armikut tmerr pa i futë

U betove në toke e qiell

Zahir trimi faqediell

Nuk e lë lirinë pa e sjellë

Në mesin tuaj kam me mbjellë !…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT