Ish-futbollisti anglez dhe analisti i njohur, Gary Neville, ka bërë një deklaratë të bujshme lidhur me të ardhmen e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.
Neville është i bindur se ylli i Manchester Cityt do të përfundojë te Real Madridi brenda 18 muajve të ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka vlerësuar edhe presidentin e klubit madrilen, Florentino Perez, duke theksuar se transferimi i futbollistëve më të mirë në botë është një nga karakteristikat e tij kryesore.
“Florentino Perez transferon futbollistët më të mirë në botë, kjo është ajo që ai bën. Jam absolutisht i bindur se Erling Haaland do të jetë lojtar i Real Madridit brenda 18 muajve të ardhshëm”, deklaroi Neville.
