Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritHajri Kasemi-S'robërohet shpirti!

Hajri Kasemi-S’robërohet shpirti!

Bollë fjete poet

se nga erdhi një zë

per diten e poezisë,

s’do krijosh ti gjë?!

Ç’farë keni me mua

s’jam i emeruar poet,

a eshte dakort poezia,

ti caktoni ju ditëfestë?

E futen zogun ne kafaz

shpirtin per t’ja roberuar,

ai nuk i ndaloi cicerimat

gjithë kohen s’ka pushuar.

S’paska punë tjeter thanë

mbeti veç duke kenduar,

nuk ja dallonin dot brengen

duhen veshë per ta kuptuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT