Monday, August 4, 2025
BallinaKulturëFilmSot aktori dhe regjisori Edmond Budina feston 70 vjetorin e lindjes

Sot aktori dhe regjisori Edmond Budina feston 70 vjetorin e lindjes

Edmond, Budina. Aktor, regjisor. Lindi në Tiranë, më 21 mars. Kreu Institutin e Lartë të Arteve , më 1974, dhe filloi punë si aktor në Teatrin Kombëtar. Luajti disa role të suksesshme në skenën e teatrit, kryesisht figura të rinjsh optimistë, qëndrestarë, rëndom të kahjes heroike e romantike, ndër to: Brahushi te “Kulla e Hutajve”, Visari te “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës , Ismail Qemalit tek “Udha e flamurit” e Mirosh Markaj, Adem Adashi te dramatizimi i romanit “Shkelqimi dhe rënia e shokut Zylo” e Dritëro Agollit, Jovani te “Në prag të jetës”, Luani te “Shtëpia me dy te porta” e R. Pulahës, Huan Salsedo te “Monserati”, Jani te “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorës etj.Roli i Ferdinandit në dramën “Intrigë e dashuri” (nën titullin: Luiza Miler) të F. Shilerit, me patosin tragjik dhe depërtimin në anët rebele të personazhit, sikurse thekset në dilemat dhe vuajtjen e tij, ishte një hap i ndjeshëm drejt vlerave të epërme aktoriale që realizoheshin asohere në këtë trupë. Në vitin 1990 inskenoi si regjisor novelën “Natë me hënë” të Ismail Kadaresë, e cila shënoi haptazi, edhe në art, falë një aludimi të qartë e pa mëdyshje, kundërshtimin ndaj diktaturës dhe vetë diktatorit në Shqipëri.Alegoria e veprës për dhunën psikologjike të ushtruar ndaj personalitetit të femrës (gjerazi për njeriun), kori i grave në të zeza (e liga, e shëmtuara, e ulëta), si dhe mesazhi për emancipim shoqëror, morën jetë përmes qasjeve, simboleve e figurave të kuptueshme regjisoriale. Ka luajtur edhe në disa filma si “Fijet që priten”, “Vendimi”, “Dollia e dasmës sime”, “Muri i gjallë” etj. Me 1992, emigroi në Itali ku edhe jeton. U aktivizua aty në serialin televiziv italian “Un posto al sole”. Më 2004, xhiroi si regjisor filmin “Letra erë”, bashkëprodhim italo-shqiptar, që u mirëprit nga kritika dhe shikuesit duke u sjellë në optrinë e trajtimit të tij regjisorial dukuri të mprehta sociale të tranzicionit postkomunist në Shqipëri, sikurse qenë dashuria e prindit ndaj fëmijës, dëshperimi i humbjes, krimi i organizuar, kaosi social dhe lëndimet që vijnë prej tij, emigracioni i pa kontrolluar etj. Filmi ka fituar Çmimin e parë në Festivalin e Galios, Itali.

marre nga aktoret shqiptar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT