Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritRIZAH RESHANI-PAK BUZËQESHJE

RIZAH RESHANI-PAK BUZËQESHJE

Pak ka buzëqeshje

në fotografitë e albumit

tim

Sepse pak ka buzëqeshje

në fotgrafinë e jetës sime

Sepse era me shtërngatë

e dimrat e ashpër

ishin më të shpeshtë

se lulet e pranverës

dhe qershitë

gjatë stinëve të motit tim.

Ata u munduan të na shkulin

nga ky dhe.

Po ne rrënjët i kishim thellë

të papërkulur Ante.

Asnjëherë nuk vajtuam.

Po buzëzeshja shpesh mbeti

e ngrirë

si peneli në dorën e një piktori

të mërdhirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT