
Aty
në vijën e drejtë – udhë
ti ec,
dhe mos u ndal kur të pengojnë.
Vështro yllin tënd dhe mos e prek,
mos u kënaq t’a kesh
por afrohu sa më shumë.
Dhe më beso do rritesh,
do bëhesh njeri i mirë,
do filozofosh mbi qenien,
do duash.
Në fund do kuptosh që jeta është rrugë.