KËNGA E POETIT
Një ditë thash:
Unë shkruaj por nuk jam poet
Besa edhe di të lexoj
Nganjëherë vargjet që i shkruaj
Me gitarë i këndoj
Zëri im si duket pëlqehet
Por unë nuk jam këngëtar
Poezinë shumë e dua
Shkruaj shqip se jam shqipëtar
Disa më thërrasin poet
Hmm, por unë vetëm shkruaj e këndoj
Sidoqoftë, uroj që KËNGA E POETIT
Kurrë të mos ndaloi
Piktura ime flet
Valë deti, dallgë, zjarr, luftë
Po pse më prekën mua
Pse nuk shkojnë gjetiu
Pse nuk më thua
Unë jam si qielli
Jam e qetë
E kaltërt, e qiltër
Paqen e qetësinë e dua
Por kam edhe zjarr
Në zemër energji e flakë kam
E dua artin, muzikën
Por pikturën në vena e mbaj