Maqedonia e Veriut ka eliminuar Kombëtaren e Italisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror me anë të golit të shënuar në minutën e 92’të të ndeshjes të sulmuesit, Aleksandar Trajkovski, transmeton Gazeta Metro.
Ndeshja e cila dukej që po shkonte drejt vazhdimeve, në minutën e 92’të u përkujdes sulmuesi, Aleksandar Trajkovski për të realizuar golin e epërsisë.
Edhe pse Kombëtarja e Italisë ishte dominuese gjatë gjithë ndeshjes një gol i jashtëzakonshëm i realizuar nga Trajkovski bëri që Maqedonia e Veriut të eliminoj Italinë.
Kujtojmë që tani Maqedonia e Veriut do të luaj ndaj Portugalisë, pasi kjo e fundit mposhti Turqinë në shtëpi me rezultat 3-1.