Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritFREDERIK RRESHPJA: AH… KUR TË VISH TI, UNË DO TË JEM TRETUR…

FREDERIK RRESHPJA: AH… KUR TË VISH TI, UNË DO TË JEM TRETUR…

Kështu çdo natë pres ty si skllav;
Rri e vështroj yjet si ngrejnë statuja
Mbi pirgjet e kështjellave që vizatojnë errësirën.

Kështu çdo natë zbresin nga drurët perënditë ilire
Me tunikat e prera nga mjegullat e lashta
Dhe lulekumonat si për mort tingëllojnë.

Dhe, është një zog i zi që mallkon
Me zërin e baladave të përgjakura.

Kështu çdo natë vjen vërdallë nëpër kopsht një hije
Me një qiri prej hëne në dorë.

Por, ah! kur të vish ti,
Unë do të jem tretur nëpër kështjellat e ftohta
Që vizatuan egërsisht errësirat.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT