Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritPoezi nga Sabit Rrustemi

Poezi nga Sabit Rrustemi

PLAGËVE QË S’I FSHEH BORA

Nata vjen

me dhimbjet që i la dita

plagëve që s’i fsheh bora

Zjarrmia përflak zemrën

acari ngrin gjuhën

atë gurë mulliri

që bluan të pathënat

Çakalla shurdhon ofshamat

tek zbrazen e s’mbyllen

me vajin e shtirur të thashnajave

E dashur

fshijmi djersët e ftohta të ballit

britmat që pëlcasin

damarëve që dridhen

Kohë ftohmash e virusësh

na kërcënon dhe në ëndrra

me gjëra të imta

të imta e të ulta

që s’i kap as mendja

Në këtë jetë të përkohshme

e virgjër është ende

vetëm dashuria

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT