BallinaVitrina e libritBesim Elezi-Kam frikë..!

Besim Elezi-Kam frikë..!

Kam frikë të zgjoj ditët e mia
Do kërkoja më shumë..
Për shembull, të vish ku rrija
Kur s’do të jem më unë!

Kam frikë t’kem dhembje për ty
Të kërkoja i përgjëruar
Për shembull kthe ngjyrën në sy
Më shih të qiellëruar.!

Kam frikë se prap më do!
Oh zot pastaj të kërkoj!
Për shembull, më qaj të shoh..
Në lotët janë njësoj!

Kam frikë të them, jeto!
Pastaj i çmendur të kërkoj
Për shembull, t’më thuash jo..
Kur nuk frymoj..!

Frikë kam që të jem!
Në kuadrate ku rritet bari
Për shembull, kur ti vjen
Do krehësh lotin aty së pari..!

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT