KËNGA E LAHUTËS
Në agimin e cdo dite të kërkoj si në përralla,
dhe me lahutë këndroj përgjatë brigjeve të detit.
Një këngë prej mallit e dëshpërimit ma do zemra,
I rrahur nga stuhitë, i mbytur prej rrebeshit.
E kur dielli të perëndoj larg mbi kodër,
Me lahutë në krah udhës pakufi.
Mbi duna do pushoj si një shpirt i humbur,
Nën dritën e bekua të hënës shkreti.
Natën kur deti të bie në dremitje,
Dhe valë e saj të shuhet me ngadalë.
Në qiell yjet do zejn vend të duken,
Dhe lahutë e vjetër zë ja nisë me vaj.
Për ty mike e dashur që më je trishtim,
Pa diell e pa hënë, pa lule, pa aromë.
Dhe tingujt e lahutës i sjell era vrullshëm,
Mbi rrasë të varit për ty do këndojnë.
Do këndoj mbi kodër ku ngrihen stuhitë,
Ndër fusha e male kur t”i zbardhë dëbora.
I mbytur në vetmi kur dielli përvëlon,
Dhe lahutë e ngratë të më bie nga dora.
…………………………. ……………………….
UNË E DESHA ATË GRUA
Unë e desha atë grua, e desha
për gjithë ditën e natën.
E desha për gjithë kohën, në shi,
borë stuhi e zjarr.
E desha përtej gjithckaje
të rrezikshme, në dhembje e lot.
E desha në lëngatë, e desha në cmendi,
e desha në ekstazë, e desha sic nuk
do ta dojë askush një grua të mërzitshme
e të cmendur.
E desha dhe renda pas saj sic
rend hëna peizazhit të qetë,
e desha si stuhi që rrah shkëmbin
brigjeve të detit.
E desha përtej një ëndrre që se ke parë
dhe e mbylla në burgun e kujtesës
si dicka që humb përgjithmonë.
Unë e desha atë grua të cmendur,
s’e i till i cmendur isha në ëndrrën e saj.
E desha atë paulodhur,
si tani ashtu dhe nesër, si një yll fatkeq
që rend udhës i vetmuar e i shkretë.
E desha atë grua pa frikë se dikush
i dobët mund të më qëlloj a të më vrasë.
I desha sytë në vaj, aromën
dhe flokët, buzët dhe trupin që dridhej
mbi shtrat lulesh.
E desha dhe e dua edhe tani ku prehet
frymë e saj.
O zot i shpirtrave të shuar,
ma sill këtu atë copëz prej hëne,
ma sill këtu ashtu sic është e ngrirë
mbi shkëmb, zjarrin ta shuaj!
Ma sill këtu,
sikur vetëm për një cast të ditës a natës,
ta shoh, ta prek, ta ndjej, ta jetoj!
Mbrëmja vjen dhe unë përsëri ashtu
hëna ime,
vetëm s’jam,me kollën time, me
dhembjen time
rri dhe pres bukurinë e diellit që po shuhet.
Heshtje!
Nata e ftohtë përkundet në kristalet e
ngrime të një mëngjesi
që dridhet në pritje për të dhën shpirt.
Heshtje, asnjë zë a zhurmë vec hapave të
rënda që kumbojnë në sallonin e mbështjellë
më të bardha.
Merreni atë krijes të pajetë dhe shpjereni
aty ku duhet.
Një goditje, një oshëtimë që vibroj në errësirë
dhe asnjë zhurmë tjetër vec hapave të
rëndë që shkojnë tek një tjetër sargofak.
Kjo dhembje e gjymtuar nuk ka zë, as lotë,
por vetmi që vuloset mbi kuti.
14 Nëntor 2020
Shënim:
Informoj lexuesin se kjo poezi u shkrua përmes dhembjesh të thella, pas humbjeve të shumë jetëve nga pandemia.
………. ………………………………….
TIMBRI I NJË BRIRI
Udhës nëpër kohë me diellin shkoj,
me hënën e rrxume ndër duar.
Ajo më këndon për yjet e detin,
dhe unë, bri saj me të zë të vuaj.
Me retë e stivosura në gji të qiellit
si shufra të arta më zgjatën ndër sy.
Era vrushullonte në hone e në karpa,
netëve të bardha udhës pakufi.
Në kthinën e një brije ndaloj të përgjoj,
timbrin e një briri të këndoj me vaj,
Një flutur mbi një fill me krahët e këputur,
lutej të mos binte nga shtati i saj.
Shko i them hënës tutje përmbi mal,
sa të mund të fshihesh prej këtu ku jam.
Kur malli t’më zë therras nëpër natë,
isha unë mekati, isha unë me faj.
Dhe hëna venitet thell në errësirë,
e unë mbi një gur ulem të pushoj.
Një shi pa re me një qiell me yje,
si ombrellë shtatin ma mbuloj.
E kështu nëpër gjurmët e dritës verdhamore,
prej këtu e atje më nga pas.
Ti vjen hëna ime me dritën e bekuar,
si zanë shpatit tuj hedh shtat,
