BallinaVitrina e libritFatos Arapi- Lamtumirë

Fatos Arapi- Lamtumirë

Lamtumirë.
Marr me vete
djegie perëndimesh nëpër muzgje të qeta,
silueta qiparisash nëpër sfonde të murrme ullinjsh.
Dhe blloqet e hijeve të Çikës,
që përkunden netëve
mbi kostelacione yjesh Jonit përposht.
Lamtumirë.
Kudo që shkoj
jam një copëz peizazhi nga vendi im.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT