Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka postuar disa foto së fundmi në Instagram, ku duket tepër tërheqëse.
Gjatë udhëtimit në Utah, këngëtarja 31 vjeçare ka ndarë foto me bikini ngjyrë bojëqiell, ndërsa mban një palë syze dhe kapele në kokë.
Në disa foto të tjera të ndara me miliona ndjekës, Ora duket e veshur me një fustan ‘sexy’ leopard.
Rita Ora, e lindur si Rita Sahatçiu më 26 nëntor 1990 në Prishtinë, është një këngëtare, kompozitore dhe aktore me renome ndërkombëtare.
