Sa tekanjoz që qënka fati,
Humorin kurrë nuk ja merr vesh,
Të ndjek në heshtje hap mbas hapi,
Herë herë te ngre, herë herë “ta ngjesh”.
Ndaj mos u lodh, për t’ju larguar,
Larg tij një strehë të gjesh përherë,
Prej tij askush nuk ka shpëtuar,
Fuqi e tij të pret në derë.
Në çdo dilemë, mërzi të jetës,
Rrefeju Atij të gjesh derman,
Ai është zoti i së vërtetës,
I shkrirë ne Bibël dhe Kuran.
Atëherë patjeter do dalë dielli,
Veten e humbur prapë do gjesh,
Një dritë e dlirë do zbresë nga qielli,
Dhe ti do qeshësh vesh më vesh.
Sa i çudishë është njeriu,
Sa i pangopur , sa mëkatarë,
Ne vijmë e shkojmë në jetë si shiu,
Veç Zoti është gjithmonë i parë.
