Të lindësh për së dyti, pasi t’i kesh rënë ferrit pash më pash është shumë e vështirë miku im!
Duhet ta bësh me shumë mundime.
Nuk është e lehtë, aspak e lehtë të fillosh të qëndrosh në këmbët e tua, fort i lidhur për tokën, i bindur thellë se një ditë gjithçka merr fund: mundimet, vuajtjet, brengat e përditdshme.
Pasi e kalova një periudhë të vështirë, sot ndihem shumë më mirë, asnjë dhimbje, asnjë ankim, asnjë shqetësim. Thjesht, një dëshirë e madhe për qetësi dhe pushim.
Nëse një ditë më shihni duke ecur në këmbët e mia, gëzohuni se unë po vij shumë më i fortë se ditëve tjera, dhe mjaftueshëm i mbushur me energji për ta bërë këtë rrugëtim të ri.
