Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Nuk e di, në të ka zënë malli?!

Arjana Fetahu Gaba-Nuk e di, në të ka zënë malli?!

Nuk e di, në të ka zënë malli?!

Nuk e di, në të ka zënë malli,

Ndërsa për mua, më mirë mos pyet,

Qiejt ulërijnë e çahet mali,

Më dhëmbin rrufetë.

Nuk e di, në të ka zënë malli,

Ndërsa për mua, më mirë mos pyet,

Me muzën piqem në shkëndija stralli,

E digjem fletë më fletë.

Nuk e di, në të ka zënë malli,

Ndërsa për mua, më mirë mos pyet,

Dashuri e pa mundur, pre e një djalli,

Me heshta godet.

Nuk e di, në të ka zënë malli,

Ndërsa për mua, më mirë mos pyet,

Unë pres stuhija të ndali,

Të qetësohet ky det.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT