Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Sadete Metaj

Çaste poetike me poeten Sadete Metaj

Ura…

Urë bëhet zemra ime,

Në dhe të huaj,

Në dheun tim,

Këtu më zgjojnë agimet,

Prej andej kujtimet,

Më bëhen shërim.

Në këtu urë,

Më kujtohet,

Ishte ulur poeti,

E me vete po flet;

“Unë të prek me lot,

Ti e mbledh det,

Vala merr rrugën,

Në bregun që më pret.”

Nga gjiri i tokës.

Lotët e mallit,

Pikojnë mbi këte urë,

Ata lotë, që kthimin

Nuk e harruan kurrë!

Nga bregu këtej,

Hap krahët e ngre urë,

Shkoj malluar,

Kthehem mallur,

Në gji më dhemb plaga,

Largimit harruar

Mëngjes i malluar.

Të flas nga larg

Dhe pranë të ndjej

O vendi im.

Mëngjeseve,

Fluturat pranverë

Më sjellin portës.

Dielli luan me to

Përflaken,

Ngjyra malli

I falin botës.

Ulen mbi petale,

Lules ku rrin vesa,

Pas tyre vrapon,

Nipi edhe mbesa.

Mbi vesën e freskët,

Malli të pikturon ty,

Largësia shkurton kilometrat,

Të gjej aty.

Një zog më ndjek i çuditur,

Mbi degën e qershisë,

Kur këndoj një këngë malli,

Mbi telat e çiftelisë.

Një lot më rrjedh qerpikut,

Më flet me zërin e mallit;

Në don të çmallesh,

Fliti për vendlindjen,

Vajzës edhe djalit.

Në kopësht luajnë fëmijët,

Flasin gjuhën amtare,

Degë e jargavanit,

Zgjat lastaret prej atdheut,

M’i çel lulet në dritare.

Largohet trishtimi,

Nuk kam më lot në sy,

Largësia nuk është ndarje,

Kur mëngjeseve

Frymoj me ty.

MË PRIT..

Iku një stinë tjetra erdhi

aromën tënde se gjeja dot

simfoninë e puthjeve tua

buza se ndjeu ka ca mot..

E bindur si kurrë më parë

Drejt teje vrap jam nisur

hap krahët merrem në gji

pranë teje ndjehem hyjni.

Përkufizim gruaje…

Grua, ajo qe mbart

Tokën e Qiellin në gjoksin e saj…,

me dashuri, butesi, përkëdhelje e ngrohtesi

i jep ngjyra Ditës…

*

Gruaja, qenie që mbart femijën brenda vetes!

Gruaja, vazhdimësia sjellëse e jetës…

Aq e ditur,

sa di aq shumë,

kur yjet lindin.

Jeta s’huazohet,…

Ditën, muajin dhe vitin s’mund t’i ndalosh edhe sikur të tentosh. ..

Njësoj dhe Gruaja. ..

*

Mos pyet kurrë për kohën,…

Gruaja qenka vërtetësisht koha e kërkuar,…

Nêse, mundohesh të shpejtosh ta zësh atë,

Duket sikur mundohesh ta

ndalosh perëndimin e diellit …

Ndryshimin, për çudi, e sjell vetëm Gruaja.

*

Të dashurosh një grua

s’ mund ta përshkruash,

Nëse, rri ulur në errësire,

Natën pranë teje ndriçon si yll!

Gruaja, Dita dhe Nata e gjallërimit. ..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT