Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Ditët e mia

Korça Bibjana-Ditët e mia

Ditët e mia

Nuk di çfarë ndodh

me ditët e mia.

Të gjitha të ndryshme,

të njëjta të gjitha:

Ditë që ndryshojnë ngjyrat

por me të njëjtat kopsa

u mbërthehet këmisha.

Dhe çdo ditë pres

një të nesërme

Një ditë që të jetë

e veçantë

I vesh ato ,me rroba shprese

Por prapë ditët

gjithmonë ngjajnë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT