Manchester United ka bërë një tjetër hap prapa në garën për top katërshe në Premierligë. “Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbje në udhëtim te Evertoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të me rezultat 1:0.
Ishte kjo një ditë për t’u harruar për yllin portugez, Cristiano Ronaldon, për të cilin nuk mbaroi ajo ditë vetëm me humbje, shkruan Gazeta Express.Ai pësoi një lëndim në këmbë, duke u gjakosur dhe duke çaluar në fund të ndeshjes.

Gjithashtu ai pas ndeshjes shfaqi nervozizmine tij, duke ia thyer për tokë telefonin një tifozi të Evertonit.