Thashethemet se mes Bores dhe Donaldit do te ketë bashkëpunim muzikor, udhëtime, ftesa ne programe apo çfarëdo tjetër, kane qene te shumta, por moderatoreja e ‘Përputhen’, ka folur hapur për të gjitha thashethemet që janë ngritur ditëve të fundit mbi ish-çiftin e famshëm.
Moderatorja Bora Zemani nuk ka reaguar asnjëherë persë i përket këtyre lajmeve, por vetëm tani ajo vendosi t’a beje një reagim.
E revoltuar nga e gjithë situata, Bora shprehet se kjo situate është shume personale dhe është tepruar jashtë mase, duke u përfshire edhe familja e saj.
Me ane te këtij postimi ne InstaStory, ajo mohon çdo fjale për bashkëpunim me Donaldin e nga ana tjetër pranon se ka patur dedikime për te, madje edhe kërkese falje nga ana e tij.

