Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritMitro Prifti-Gjeraqina jonë

Mitro Prifti-Gjeraqina jonë

Gjeraqina Jone

Luiza Jonë

e shtrenjtë…!!

Luiza ku je moj Gjeraqinë

Me burrat ngrije dollinë,

Flak ç’e ndizje shtëpinë,

Plot e mbushje tavolinën,

Po Sot ku je moj Gjeraqinë,

Pse nuk flet moj Trendelina,

Bosh na e ke lënë shtëpinë,

Dielli Tani s’na heq mërzinë,

Dridhet Fusha Dhe Mali,

Për Ty Liza na djeg Mali,

Për Ty Luiza jam Krenar,

Se na bëje dimrin Behar,

Deti dallgën pse na e ndali,

Po të pret Vajza Dhe djali,

Dridhet Dielli edhe toka,

Për Ty Lisa po vajton Bota,

Lulet në Ballkoni na u thanë,

Se Ty Lisa nuk të kemi pranë,

Po Bistrica Sot pse po qanë,

Sepse Ty Luiza i vajte pranë,

Po ku je moj Zemera ime,

Ku je Luleja e Shpirtit tim

U treta i ziu në ngashërim,

Ty je Gjeraqina në mërgim…!!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT